1.Këshilla 01: Teknikat motivuese për një sukses të sigurtë drejt përballimit të ushtrimit

I qepeni qëllimit tuaj ose e mbani atë gjithnjë në vështrim!
Paramendojeni se çfarë trupi të bukur do ta arrini me kohë. Vizualizojeni atë! I jepni imagjinatës suaj një të shtyrë: p.sh. përmes një fotoje që tregon peshën tënde të synuar, apo përmes një fotoje tjetër të një figure të ëndrrave tua dhe e ngjitni atë mbi frigorifer.

Jepeni maksimumin tuaj!
Bëni në fillim ç'është e mundur për të ju përmbajtur planit tuaj trajnues dhe e bëni atë pa lejuar që ndonjë pengesë/frenues tu dal përpara, apo tu vihet barrë? Nëse mendoni se do ta bej fillimin e juaj më të lehtë, mundeni po ashtu t'i siguroni vetes rroba të reja sporti. Pas disa seancave trajnuese, fitnesi do tu hyj në gjak. Nëse nuk ju pengon, gjegjësisht pajtoheni me lëshimin e ndonjë séance, atëherë edhe sikur ta keni tërë motivimin e botës është e kotë.

Programoni zërin e juaj të brendësisë!
A është shembur përtokë vetëbesimi i juaj dhe bërë tërë vraja? Ju besoni se nuk do të ja dilni matanë programit? As edhe një herë? Në rregull, tash çka ju hyn në punë në këtë fazë të vështirë është vënia në dorë e kutisë së truqeve/rrengjeve. Përmbyteni ose mbizëroni atë zë të brendshëm që e shuan vetëdijen e juaj me fjalë besimplote. Lirisht stërmbushuni me vetëlavdërime! Apo edhe më mirë. Ngjiteni një etiketë në pasqyrën e banjos: "Do të ja dal! Me garancion! Po më flenë! Ja kam marrë dorën! Do t'i qepem! Kjo është pikërisht ajo çka më nevojitet!"

2.Këshilla 02: Fitnesi për 'intelektualët' dhe 'parallinjtë dembel'

Të ushqyerit e shëndetshëm? Aktiviteti? Fitnesi?
Kjo është dicka që nuk është për ju, por për të tjerët? Ju jeni po ai tip "intelektual", një tip që e jeton jetën dhe ja din lezetin asaj? Të ballafaqohemi me realitetin: a nuk i keni muskujt e dobët, nyjet e ndryshkura e as gjendja e juaj shpirtërore nuk është ajo që ishte dikur apo ajo që do të mund të ishte?
Cilat janë arsyetimet më të shpeshta? Fitnesi është sport shumë i shtrenjtë, shumë larg prej këtu, thjeshtë nuk kam kohë për të. KËSHILLA e jonë: lidheni një anëtarësim në gym -> vetëm për 25, 00 ? në muaj, dhe atje i keni gjithçka që ju duhet për një jetë më cilësore.mendja e shëndoshë në trupin e shëndoshë.

3.Këshilla: Të parandaluarit e gjendjes së muskujve të ndezur pas stërvitjes

Si t'i parandaloj dhimbjet e muskujve në ditën vijuese pas ushtrimeve?

Gjatë ushtrimeve muskujt tanë pësojnë tronditje fizike që mund të shpie deri te lëndimet e lehta siç janë çjerrjet e fijeve mikroskopike muskulore.

Veç kësaj, muskuli gjeneron nga sforcimi nënproduktin e quajtur acid laktik (E-270) të njohur po ashtu me emrin shkencor si "acidi hidroskipropionik". Mu kombinimi i këtyre dukurive të lartpërmendura është njëkohësisht edhe shkaktari i dhimbjes së "nesërme" të muskujve pas ushtrimeve.

Pikërisht ndërprerja e përnjëhershme e një ushtrimi të gjatë apo intensiv është shkaktar i asaj më lartë.

KËSHILLA e jonë: zgjatjet e ngadalta dhe të buta të muskujve dhe pak ftohje e ngadaltë e trupit (jo vetëm ngrohja në prag të ushtrimeve, por edhe ftohja pas tyre), duke i mundësuar kështu muskulit furnizimin e njëtrajtshëm me gjak dhe zbërthimin e acidit laktik.