1) Vërejtjet e përgjithshme

• Të gjithë anëtarët e gym-it i nënshtrohen rregullave të shtëpisë. Përmes qasjes së palestrës gym nënkupton se secili anëtar e pranon/njeh rregulloren. Prej secilit anëtar pritet që në çdo pikëpamje t'i përmbahen udhëzimeve të stafit të gym-it për ruajtjen e sigurisë së punës.

 

• Shkeljet e rregullave të shtëpisë çfarëdo ato qofshin mund të pasojnë me aplikimin e ndalesave në hyrje të përkohshme apo të përhershme nga ana e menaxhmentit të klubit dhe rrjedhimisht edhe përfundimin e anëtarësimit. Kjo ndalesë sidoqoftë nuk e liron atë individ nga obligimi i pagesës së pjesë-shumave tjera të caktuara më parë sipas marrëveshjes, me fjalë tjera ai individ nuk do të kompensohet për këtë. Menaxhmenti i gym-it ruan të drejtën në këtë drejtim për veprimet e mëtutjeshme ligjore.

 

• Anëtarët duhet të përmbahen nga çka do qoftë e pandershme dhe që dëmton drejtpërsëdrejti ruajtjen e sigurisë, rendit apo prishjen e rehatisë së dikujt tjetër. Posaçërisht nuk janë kurrsesi të lejuara afshimet/gjëmimet e larta që shkaktojnë bezdisjen e anëtarëve tjerë.

 

• Ndalesa e tymosjes së duhanit gjen zbatim në tërë hapësirën e palestrës gym.

 

• Fotografimi apo filmimi brenda hapësirave të gym-it nuk është i lejuar. Telefonat mobil duhet të vendosen në zë të ulët.

 

• Gjësendet e gjetura duhet t'i raportohen dhe dorëzohen stafit të gym-it. Me gjësendet e gjetura do të veprohet sipas dispozitave ligjore në fuqi.

2) Qasja në gym dhe orari i punës

Orari i punës është i përcaktuar prej njoftimit përkatës. Megjithatë, orari i punës mund të shkurtohet pa mundësinë e ndonjë zhdëmtimi prej palestrës gym. Çfarëdo qasje në lokalet e gym-it jashtë orarit të punës është e ndaluar.

Në palestrën gym qasja ju ndalohet:
º Personave nën ndikimin e substancave dehëse,
º Personave në posedim të substancave apo sendeve të ndaluara,
º Personave që lëngojnë nga ndonjë sëmundje e raportuar ngjitëse (shpallet përmes njoftimit) ku ka të ngjarë t'i rrezikoj personat e tjerë.

Si anëtarësimi ashtu edhe hyrja u ndalohen personave të grup-moshave nën 14 (katërmbëdhjetë) me përjashtim të rasteve kur menaxhmenti i gym-it nuk e përcakton ashtu ose bën përjashtime. Personat e paaftë për tu zhveshur dhe veshur në mënyrë të pavarur mund të fitojnë qasjen në gym vetëm me një person tjetër shoqërues (personi shoqërues i nënshtrohet po ashtu obligimeve të palestrës). E njëjta vlen edhe për personat më të rinj se 16 (gjashtëmbëdhjetë) me kusht që menaxhmenti e sheh një masë të tillë si të nevojshme.

Secili anëtar i gym-it duhet të ketë në posedim kartelën e vlefshme të anëtarësimit (përveç tek anëtarësimet njëditore) me rastin e hyrjes.

Anëtarët obligohen që qasjen e tyre ta fitojnë përmes vendosjes së kësaj kartele mbi lexuesin e kartelave gjegjësisht gishtërinjve tek porta rrotulluese.

Gym nuk i pranon pas kartelat e dëmtuara, nuk i kompenson ato, gjegjësisht anëtarit përgjegjës nuk i kthehen mjetet e paguara për atë në fund të anëtarësimit të tij - e njëjta gjë vlen edhe për kartelat e humbura me të cilin rast gym fiton të drejtën mbi dorëzaninë e deponuar nga anëtari si mënyrë e kompensimit për porositjen e kartelës së re. Në këtë rast anëtari është i obliguar të pajiset/paguaj përsëri me kartelën e re në shpenzimet e tij poqëse mendon që palestrën gym ta shfrytëzoj edhe më tutje.

3) Detyrim zhdëmtimi

• Secili anëtar e shfrytëzon palestrën dhe pajisjet e saj në rrezikun e tij. Për më tej, secili anëtar është në dijeni të plotë se natyra e një sporti të tillë bartë edhe rreziqet të caktuara me veti dhe i nënshtrohet shfrytëzimit/trajtimit të kujdesshëm të pajisjeve dhe inventarit. Dëmtimet e gjësendeve - qoftë madje edhe nga shfrytëzimi i pakujdesshëm/papërqendruar - do t'i ngarkohen në formën materiale po të njëjtit individ që edhe i ka shkaktuar ato.

 

• Klubi nuk merr kurrfarë përgjegjësie për çfarëdo lëndime, dëmtime tjera trupore/shëndetësore respektivisht të mjeteve/gjësendeve të cilat shkaktohen si pasojë e ekzekutimit të ushtrimit nga ana e anëtarit, apo përmes shfrytëzimit të gabuar të pajisjeve. Klubi po ashtu nuk merr çfarëdo përgjegjësie për shkatërrimin, dëmtimin apo humbjen e gjësendeve personale. Përgjegjësi nuk do të merret nga ana e klubit as për pajisjet e vlefshme elektronike të cilat lihen në zhveshtore, madje as kur këto sigurohen gjegjësisht mbyllen brenda kabinave metalike. Gjërat e tilla duhet drynosen në kabinat metalike të çelësave që gjinden pranë hapësirës së recepcionit. Rekomandohet në mënyrë të qartë dhe theksuar që mos të merren me veti në palestër këto gjëra të çmueshme fare. Palestra gym nuk jep përgjegjësi as për gjësendet e harruara apo dorëzani.

 

• Shitblerja, tregtia gjegjësisht reklamimi i çfarëdo malli mysafirëve apo anëtarëve të gym-it është i ndaluar brenda hapësirave të gym-it (kjo nënkupton edhe hapësirën e parkingut). Marrja me veti, ruajtja/magazinimi apo dhënia në shfrytëzim dikujt tjetër si dhe konsumimi i artikujve të ndaluar është rreptësisht e ndaluar; me këtë rast do të ngriten akuzat papërjashtimisht pranë organeve kompetente dhe këto vepra do të ndiqen penalisht.

 

• Prindërit do të mbahen përgjegjës në këtë rast për fëmijët e tyre.

 

• Tek shkeljet e rënda të normave standarde të sjelljeve apo atyre shtëpiake, etikës si dhe tek rastet e dëmtimeve të qëllimta (paramenduara) të gjësendeve, klubi ruan të drejtën e shqiptimit të ndalesë-hyrjes në objekt kundër individ-it/ëve përkatës dhe me rrjedhimisht përfundon anëtarësimin e tyre.

4) Shfrytëzimi i lokaleve të gym-it

• Menaxhmenti mund t'i kufizoj aktivitetet e caktuara, pengoj shfrytëzimin e palestrës apo një pjese të caktuar të saj. Kufizimi i përkohshëm i ndonjë hapësire, pajisjeje apo shërbimi nuk rivendikon/justifikon ndonjë zbritjeje çmimi, falje prej pagesë apo rimbursim të shumës së pagesës tanimë të paguar të anëtarësimit apo një pjese të saj.

 

• Të gjithë anëtarët pritet të veshin rroba të duhura sportive dhe atlete të pastërta për sallë të cilat nuk gërvishtin dyshemenë. Hyrja në gym dhe banjë dushi me këpuca të jashtme është e ndaluar. Për shkaqe higjienike secili anëtar duhet t'i ketë rrobat sportive të pastërta. Aktiviteti sportiv pa maicë dhe atlete të qëlluara sportive është i ndaluar.

 

• Përdorimi i peshqirit për djersë është i obligueshëm. Kjo është posaçërisht e domosdoshme gjatë shfrytëzimit të pajisjeve të fitnesit ku në këtë rast peshqiri shërben si nënshtrojë për të penguar kontaktin me papastërtinë e djersës. Në rast nevoje, pajisjet e veçanta duhet të pastrohen me tretje sanitarike dezinfektuese.

 

• Sapunimi apo përdorimi i artikujve të tjerë për pastrimin e trupit jashtë banjos së dushit është i ndaluar. Lavamani është i dedikuar ekskluzivisht vetëm për larjen e duarve. Çfarëdo forme e rrojës është e ndaluar në tërë hapësirën e gym-it.

 

• Me qëllim të magazinimit të gjërave tuaja personale, në dispozicion janë kabinat metalike me drynosje. Është përgjegjësi e secilit klient ta siguroj drynin e tij/saj qysh prej fillimit të anëtarësimit. Me ketë rast duhet të kihet kujdes që trashësia e drynit të mos e tejkalojë madhësinë e vrimës së kabinës. Kohëzgjatja e drynosjes së gjërave tuaja personale duhet të respektohet rreptësisht, ku ajo mund të zgjas vetëm pas përfundimit të seancës suaj ushtrimore. Kabina pra duhet të zbrazet menjëherë pas kësaj seance kabinat duhet të zbrazen. Në fund kabina duhet të lihet e pastër dhe e hapur.

 

• Pajisjet e zhvendosura apo pjesët e tyre si shufrat dy-dorëshe, disqet-peshë etj. duhet të kthehen në vendin e tyre përkatës (mbajtëset e peshave).

 

• Gjatë pauzave mes ushtrimeve, pajisja duhet t'i lihet në dispozicion individëve tjerë. Rezervimi i çfarëdo forme të pajisjes është i ndaluar.

 

• Qëndrimi brenda hapësirës së recepcionit i lejohet ekskluzivisht vetëm personelit të gym-it.

5) Përjashtimet

• Në përgjithësi, rregullat e shtëpisë gjejnë zbatim në mbarë hapësirën e gym-it; megjithatë gym-i rezervon të drejtën që në çdo kohë t'i ndërroj/modifikoj ato kur dhe ku e sheh të udhës.