1. Çfarë përparësie ka anëtarësimi me gym në krahasim me klubet tjera?

- Në gym ushtroni për 25 ? në muaj pa nevojën e ndonjë takse regjistruese duke u kënaqur me pajisjet më të sofistikuara.

Të gjitha në çmim (pa tarifa tjera të fshehta). Sipas parimit: çmimi më i mirë, cilësia më e mirë, vendi më i mirë dhe thjeshtë.

Veç kësaj: punohet 24 orë në ditë dhe 7 ditë të javës, hapësirë parkuese, interier i këndshëm, sistemi ventilues, sistemi profesional i tushave, hapësira e aerobikut e përfshirë në çmim, thasët e boksit, bar-rostiçeri, gardërobat me hapësirë të mjaftueshme, kabinat e sigurta metalike, këndi për zgjatjen e muskujve, kabinat e çelësave për gjërat e juaja të çmueshme (orët e dorës, telefonat mobil), kamerat vëzhguese gjatë 24 orëve si në brendësi ashtu edhe jashtë lokalit.

2. A ofrohet seancë testuese aty?

- Po. Pajisuni me kartelën ditore për 5?,-nëse lidhni kontratë anëtarësimi në po të njëjtën ditë të seancës suaj testuese, atëherë kjo shumë zbritet nga cilado metodë e anëtarësimit, respektivisht zbatohet në cilëndo metodë të anëtarësimit të zgjidhjes suaj.

3. A mund ta marr një shok me veti që donë të më shoqëroj në gym vetëm për një ditë?

- Po. Shokë mund të merrni kurdo që të doni. Ata po ashtu i nënshtrohen kartelës anëtarësuese njëditore, dhe nëse me këtë rast ata dëshirojnë ta marrin një opsion të anëtarësimit, formalitetet e lartcekura do të gjejnë zbatim edhe te këta.

4. A duhet të kem me veti peshqirin për djersë dhe atletet e brendshme?

- Përdorimi i peshqirit tuaj për djersë është i obligueshëm. Kjo është e domosdoshme para se gjithash mbi pajisje në rolin e nënshtrojës që shërben si mbrojtës ndaj papastërtisë.

Anëtarët obligohen të veshin rroba të duhura sportive dhe të kenë të mbathur atlete të pastërta sallë të cilat nuk lënë shenja mbi dysheme, apo gërvishtje. Aktivitetet sportive pa maicë dhe atlete salle janë të ndaluara.

5. A mund ta shfrytëzoj solariumin dhe dhomën e masazhit pa pasur ndonjë anëtarësim aktiv me gym-in?

- Qasja solariumit dhe dhomës së masazhit është e lejuar në mënyrë të pavarur nga statusi i anëtarësimit, pra i lejohet cilitdo (po ashtu jo anëtarëve) me çmim të lirë!

6. Çfarë nënkupton pagesa përmes kontratës bankare?

- Gym ka përqafuar tanimë iniciativën e kamotshme të qeverisë se Kosovës dhe vendeve tjera Europiane kundër ekonomisë së keshit. Për këtë arsye gym ka futur në funksion qysh prej fillimit metodat e pagesës bankare që autorizohen përmes një plotësimi të kontratës bankare dhe nënshkrimit të saj nga vetë pronari (autorizim-dhënësi) i xhirollogarisë.

Si metodë më e re në këtë drejtim dhe e mbështetur nga FMN (Fondi Monetar Ndërkombëtar) është edhe metoda e debitimit të drejtpërdrejtë, që nënkupton debitime të rregullta automatike të xhirollogarisë suaj bankare në një datë të caktuar (zakonisht me datën 1 të secilit muaj).

Për të qenë një debitim i suksesshëm duhet të siguroheni të keni mjete të mjaftueshme në xhirollogarinë e juaj rrjedhëse (jo të kursimit). Arsyeja e vetme e mosekzekutimit te mjeteve tuaja ne xhirollogarinë e gym-it është mungesa e mjeteve. Secili anëtar duhet ta ketë parasysh se bart përgjegjësinë për një dështim të ekzekutimit të mjeteve.

Me fjalë tjera, banka e juaj përkatëse dhe ju vetë keni kontroll mbi këtë debitim të xhirollogarisë suaj dhe jo kompania gym. Andaj secili dështim i ekzekutimit të mjeteve nga xhirollogaria e juaj mbetet një çështje ose kontest që duhet të zgjidhet midis jush dhe bankës suaj. I rekomandohet secilit klient që të sigurohet për mjaftueshmërinë e mjeteve në xhirollogarinë personale!

 

Vërejtje: Tek secili dështim i debitimit bankar të shumës mujore (25 Euro) gym aplikon tarifë shtesë në shumë prej 13 Euro për mbulimin e shpenzimeve regjistruese administrative!